
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka mohuar se takimi i mëhershëm në mes të kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit ka qenë për koalicione të mundshme paszgjedhore.
E pyetur nga komentatorja Pantina, Hoxha ka thënë se nuk ka pasur diskutim për mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.
Për më tepër, ajo ka thënë se Krasniqi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme.
“Kryetari jonë z.Krasniqi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Kanë qenë 9 muajt kur ne do t’i mbajmë zgjedhjet”, ka thënë Hoxha. /Gazeta10/