Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Anton Quni i emocionuar: Në studio përballë njerëzve që dikur luftuan për liri!

Gazeta10
14 January 2025 - 21:46

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka rrëfyer detaje për fillimet e tij në karrierën e tij politike.

Quni ka thënë se nuk ka pasur përvojë në politikë e as përvojë për fushatën zgjedhore në fillimet e tij në politikë, por që ka theksuar se e ka pasur mbështetjen e fuqishme të bashkëluftarëve të tij.

“E konsideroja vetën përgjegjës para bashkëluftëtarëve të brigadës 138 “Agim Ramadani” sepse kisha parasysh që do t’i takoja. Në atë kohë isha i vetmuar, por e kisha mbështetjen e fuqishme të bashkëluftarëve të mi, pasi nuk kisha përvojë në politikë e as përvojë për teknikat e fushatës”, ka thënë Quni në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Quni ka lavdëruar kandidatët për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në veçanti, ai ka theksuar se prania e Hysenit, djalit të heroit Sali Çekut në LDK përbën një emocion për të.

“Sot ndjehem shumë më komod, pasi në krahun tim të djathtë e kam kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashin ka arrit me qenë një ndër kryetarët që ka perform më së miri. Po ashtu gjeneralin dhe bashkëluftëtarin Hadërgjonaj, pastaj ka thënë se prania e djalit të heroit, Sali Çekajt përbën emocion për të”, ka thënë Quni. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.