
Sylejman Berisha, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës i ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10, foli edhe për fushatën elektorale e cila javën e kaluar nisi zyrtarisht.
Berisha tha se procesin e fushatës, daljes në publik po e shijon teksa shtoi se po përpiqet që si parti ta rrisin kuotën elektorale.
“Unë personalisht po e shijoj mënyrën e komunikimit me masë, me njerëz. Po shijoj personalitet e qasje të ndryshme. Po punojmë që maksimalisht që nga zona ku edhe jam i përfaqësuar, nga Vitia meqë edhe jam atje i lindur, por edhe Kaqanikun, Ferizaj e Gjilan por edhe në Prishtinë, po munohemi që ta rrisim kuotën. Hapsira për mbështetje po jepet”, tha ai.
Tutje, Berisha gjatë kësaj interviste paraqiti edhe vizionin për të ardhmen duke thënë se ai nuk përmban negativitet e ofendime.
“Mendoj që përmes kompetencave të mia jam një person i cili, po të më jepet rasti në mënyrën më të mirë të mundshme do e përfaqësoj shtyllat profesionale për të cilat jam i përgaditur dhe elektoratit i cili do më jep besimin. Vizioni ynë për një Kosovë më të mirë nuk është refuzues, nuk është fyes dhe nuk denigron”, shtoi Berisha. /Gazeta10