Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Ukaj viziton një kompani vendore, thotë se është krenar që Kosova ka të tilla që promovojnë vlerë e cilësi pa kompromis

Gazeta10
14 January 2025 - 19:50

Kandidati për deputet i LDK-së, Xhavit Ukaj ka bërë të ditur se sot ka qëndruar për vizitë tek kompnia Temaj.

Ai ka thënë se duke i uruar suksese të mëtejme kompanisë, është edhe falendërues që Kosova ka kompani që sjellin vlera e cilësi pakompromise.

Postimi i plotë:
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë kompaninë Temaj, një brend i njohur dhe i respektuar në gjithë Kosovën. Gjatë vizitës sonë, u njohëm me punën e shkëlqyer të tyre në sektorët Temaj Qeramikë dhe TEMAJ WINDOOR 🚪, që janë sinonim i cilësisë dhe profesionalizmit në treg.
Falenderojmë nga zemra ekipin e kompanisë Temaj për mikpritjen e ngrohtë 🤝 dhe përkushtimin e tyre për të ndarë me ne eksperiencën dhe arritjet e tyre. Jemi të impresionuar nga standardet e larta që ata ofrojnë në produktet dhe shërbimet e tyre .
Ju urojmë suksese të mëtejshme dhe jemi krenarë që në Kosovë kemi kompani kaq të suksesshme që promovojnë vlera të larta profesionale dhe cilësi të pakompromis! 👏

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.