
Kandidati për deputet i PDK-së, Isak Neziri ka qëndruar sot në fshatin Shtuticë, të cilën e quajti edhe çerdhe të heriozmit e sakrificës.
Neziri ka shkruar se tek banorët është zotuar për të mirën e përbashkët dhe punën që të rinjët të rrinë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Shtutica e qëndresës dhe e punës. Çerdhe e heroizmit dhe sakrificës. U ndava nga ky fshat besimplotë për të ardhmen e përbashkët që na pret. Si një mërgimtar i larguar herët nga Drenica, u zotova për të punuar bashkë t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë e ta forcojmë ekonominë. Me shembullin tim do t’i prijë këtij ndryshimi të nevojshëm.
#pdk131✅