
Gazetari, Halil Matoshi ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në një familje në Kaçanik, i cili ka thënë se pagat e analistëve janë shumëfishuar më shumë se të ministrave të tij përgjatë fushatës zgjedhore.
Matoshi me sarkazëm ka thënë se analistët u bënë milionera.
“Bane hesap sa është të nau pagu nata. U bomë milionera. Nuk paguhen me ditë, por me natë”, ka thënë me sarkazëm Matoshi në “Politiko”.
Sipas Matoshit, Kurti në një demokraci qoftë edhe nominale nuk duhet të shprehet në këtë mënyrë.
“Halili u mësu. Problemi është që një kryeministër me një demokraci nominale duhet mu ru bre, mos me lëshu guhën llapa-llapa”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/