
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” lidhur me deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, i cili në një familje në Kaçanik ka thënë se pagat e analistëve janë shumëfishuar më shumë se të ministrave të tij përgjatë fushatës zgjedhore.
Gashi ka thënë se Kurti po i vlerëson më shumë analistët sesa opozitën, prandaj edhe po i kritikon në mënyrë të hapur.
“Po nihna i nderum me deklaratën e Albinit se po i vlerëson më shumë analistat se opozitën”, ka thënë Gashi.
Nga ana tjetër, Matoshi ka thënë se asnjëherë nuk ka marrë pare me zarfe dhe se etiketimet e tilla nuk janë aspak etike për analistët.
Për më tepër, ai ka kërkuar nga kryeministri që të deklarojë se kush po paguhet dhe se nga po shkojnë ato para.
“Unë page me zarf s’kam marr kurrë. Unë e marr pagën prej bankës dhe e cila kalon në policinë financiare të Kosovës. Pse nuk po shkoni burrë i dheut me këqyr ka po shkojnë ato pare, por po flliqni nëpër rrjete sociale”, ka thënë Matoshi.
“Unë duart në zjerm nuk i shti për krejt”, ka thënë Gashi.
“Po kush u ba me na thane neve që ju pagun Vuçiqi, po do zdralana”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/