
Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar mesazhet e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamzës në fushatën elektorale.
Gashi ka thënë se Hamza nuk duhet ta përdorë përurimin e QKMF-së si sukses të vetin, ngaqë siç theksoi ai, të tërën e ka ndërtuar Halil Kastrati.
“Seni i vetëm që s’ka mashtru palidhje është përurimi i QKMF-së. Nime veç e ka përuru, krejt Halil Kastrati e ka maru edhe paret i ka dhanë. Ky ka shku e ka pre shiritin”, ka thënë Gashi.
Krejt në fund, Gashi ka thënë se qasja e Hamzës është progresive dhe pozitive. /Gazeta10/