Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kurti ka nevojë gjithmonë për një armik, qoftë ai fiktiv” – Ejupi-Hajzeraj për fushatën e VV-së

Gazeta10
15 January 2025 - 0:15

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ftuar sonte në “Adresa” të Kanal10, komentoi paraqitjet e fundit të kryeministrit Kurti në fushata zgjedhore.

Ngritja e tonit të zërit nga ana e Kurtit, sipas saj, po shfaq një agresivitet të pa kuptuar.

“Sa i përket kryeministrit Kurti, po e shohim një agresivitet të cilin nuk po e kuptoj unë. Jashtëzakonisht po ka shumë bërtima. Është edhe mjeshtër i propagandës, me elektrizu atë elektorat të cilin e ka. Zakonisht kryeministri Kurti është në elementin e vet kur e krijon një armik, qoftë edhe si armik fiktiv. Pra ka me kënd me u merr”, tha ajo. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.