Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A do ta kalojë pragun “Koalicioni për Familjen” sipas Fidan Ramës?

Gazeta10
15 January 2025 - 0:43

Gazetari, Fidan Rama i ftuar sonte në emisionin “Adresa” dha opinionin e tij rreth Listës për Familjen.

Rama i pyetur nëse mendon se kjo listë do e kaloj pragun zgjedhor, tha se paraqitja e tyre është kohë e shkurtër për t’i bindur qytetarët drejt për votë.

“Po rezervohme të përgjigjem dhe për këtë ka shumë arsye. Në Kosovë nuk është se nuk ka vend për subjekt të mirëfillët konservator politik, por besoj që baza mbi të cilin është ngrit ky subjekt politik ka ende punë dhe kohë për të arritur aty ku duhet. Nuk e shoh stabil në vazhdim të punëve dhe konsilidimit të këtij subjekti. Po të kishte një ecuri më afargjate, një projekt më serioz, edhe pse e kanë të qartë se ku është pika e tyre. Por është kohë e shkurtër me e bind një elektorat konservator që ata do të jenë të njejtit që do i qojnë para”, deklaroi Rama.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.