Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dështon takimi në Bruksel për të pagjeturit, Hoti: E orkestroi Petkoviq, ai s’duhej të ishte aty

Gazeta10
15 January 2025 - 14:25

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti, tha se takimi i planifikuar në Bruksel për Personat e Zhdukur nuk është realizuar.

Ai tha se në Bruksel i pranishëm kishte qenë edhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, edhe pse ai s’do të duhej të shkonte meqë takimi ka qenë i formatit me zëvendësues të komisioneve.

“Sot, më 15 janar 2025, ishte planifikuar që të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel ashtu siç ëhtë paralajmëruar. Megjithatë, takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në këtë takim, edhe pse takimi kishte qenë planifikuar para dy javëve. Kryenegociatori i Serbise ishte i pranishem në Bruksel, pavarësisht që nuk e kam të qartë çfare ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetëm për çështjen e Personave te Zhdukur dhe formati ka qenë me zëvendësues te Komisioneve”.

Ai tha se Petkoviq ishte ai që e ka orkestruar dështimin e këtij takimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.