
Një debat është zhvilluar në “Politiko” në mes të gazetazit, Visar Duriqi dhe analistit politik, Blerim Gashi lidhur me punën e prokurorive në Kosovë.
Gashi ka deklaruar se Prokuroria Themelore nuk ka kredibilitet, duke iu referuar reagimit të kësaj të fundit pas mbylljes së institucioneve paralele në veri.
“Nuk kemi Prokurori efektive me kredibilitet. Nuk ka bërë mirë Qeveria që ka ndërhy në kampanjë. Nëse sistemi funksionon keq, qysh funksionin Prokuroria tek ne, atëherë duhet me ndreq”, ka thënë Gashi.
Duriqi ka thënë se Prokuroria është selektive, porse ka theksuar se nuk duhet injorohet ky sistem i drejtësisë sepse do të përbënte anarki.
“Është e vërtetë që Prokuroria është selektive, por problemi është se ti si qytetar nëse e bën këtë çfarë po thotë Gashi, atëherë je tu bo thirrje për anarki”, ka thënë Duriqi. /Gazeta10/