
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka komentuar gjuhën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje përgjatë fushatës zgjedhore.
Pantina ka kritikuar premtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit se do t’i pagujë vjehrrat që kujdesen për nipërit.
“Kena me jau pagu vjehrrat. Ku është synimi. Për çka me pagu? Me thanë kem me jau rrit pensionet. Vjehrrave e gjyshërve rritjau pensionet. Ti a po don me i kthy në punë a çka?”, ka thënë Pantina.
Sipas Pantinës, premtimet e tilla nuk janë logjike.
“Nuk po premton vende të reja për të rinjtë e po premton me i pagu vjehrrat. Ku është logjika këtu?”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/