
Gazetari, Visar Duriqi ka komentuar fushatën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Duriqi ka thënë se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kryer më shumë projekte për dy vjet sa ka qenë ministër sesa Albin Kurti për katër vjet mandat.
“Komponenta Limaj dihet. Partia e tij është më e vogla në garë. I vetëm me dy vjet e gjysmë ka më shumë projekte se Albin Kurti më 51%”, ka thënë Duriqi. /Gazeta10/