
Analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i kësaj partie, Albin Kurti është në panik.
Sipas Çollakut, Albini po ia bën fushatën opozitës me deklarimet e tij të fundit.
“Veç po i them Lumir Abdixhikut hiç mos i jep zor. Është ka ta ban Albini fushatën për marak”, ka thënë Çollaku në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, Çollaku ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e moderuar në vitin 2021, ndërsa ka shtuar se gjuha e ashpër e tyre është totalisht e gabuar. /Gazeta10/