
Fatjona Hajdarmataj nga Dubai në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka treguar për jetesën e saj në atë vend.
Ajo ka treguar në detaje se si ka arritur të bëhet menaxhere në kompaninë “Amazon”, raporton Gazeta10.
“Unë jetojë që 7 vite në Dubai dhe karrierën time e kam nisur si bussines development, përshkak të eksperiencës time në Tiranë, ajo më ndihmoi shumë që të gjeja punë në Dubai, ka qenë shumë e vështirë pasi këtu ka njerëz nga e gjithë bota, dhe konkurenca është shumë e lartë, gjatë pandemisë kur të gjitha aktivitetet u pezulluan, kompania ku unë punoja hapi një llogari në Amazon dhe aty filloi gjithëçka”, tha ajo për Kanal10.
Për mëahumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10