Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mediat e huaja shkruajnë për mbylljen e strukturave paralele në prag të zgjedhjeve: Veprim që mund të nxisë tensione

Gazeta10
16 January 2025 - 10:12

Në mediat e huaja kanë zënë vend ngjarjet e fundit Kosovë, të cilat përfshijnë shuarjen e strukturave paralele serbe, lëvizje kjo që u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare, duke u përmendur edhe fakti që vjen në prag të zgjedhjeve.

Gjatë një operacioni policor të mërkurën janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer në dhjetë komuna të vendit, siç u tha pa autorizim të Prokurorisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dënuan veprimet e Prishtinës. Reaguan edhe ambasadat tjera të akredituara në Kosovë.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka shkruar për këtë zhvillim duke thënë shumica e zyrave të synuara të mërkurën nuk ofrojnë shërbime aktuale në terren, por megjithatë kanë shërbyer prej kohësh si prani simbolike e institucioneve politike të Serbisë brenda Kosovës.

“Përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele dhe kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në një postim në Facebook. Ai renditi lokacionet e zyrave të mbyllura, duke përfshirë një në kryeqytetin, Prishtinë”, shkruan AFP.

AFP tutje  shkruan se bastisjet e tij vijnë ndërsa tensionet etnike ziejnë në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

“Rritja e tensioneve vjen pasi negociatat e mbështetura nga BE dhe SHBA ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dështuan në vitin 2023. Pas bastisjeve, një takim në Bruksel midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u anulua të mërkurën, ku ata do të diskutonin një marrëveshje të fundit për kërkimin e personave të zhdukur nga konflikti i viteve 1990”, shkruan tutje AFP.

Agjencia tjetër e lajmeve, Associated Press shkruan për reagimin e BE-së, të cilët  thanë se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia synohej të zgjidhej përmes dialogut të lehtësuar nga BE për normalizimin e lidhjeve midis Serbisë dhe Kosovës.

“Aksioni i së mërkurës u  pa si e mundshme për të ndihmuar kryeministrin Albin Kurti në zgjedhje. Kurti shpesh ka ndërmarrë veprime të përshkruara si “patriotike”, ndërsa BE dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se nuk ndihmojnë tensionet me serbët etnikë dhe Serbinë”, shkruan tutje AP.

Po ashtu edhe Bloomberg shkruan se Qeveria e Kosovës mbylli më shumë se dy duzina institucionesh të drejtuara nga serbët në territorin e saj, duke rrezikuar një ndezje të mundshme të tensioneve në vendin ballkanik më pak se katër javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare./Reporteri.net/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.