
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP, i cili i ka shqiptuar gjobat e para për shkelje të Kodit të Mirësjelljes pesë ditë pas hapjes së fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Kjo gjuha e urrejtjes është e teprume”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.
Ajo ka theksuar se vendimi i PZAP-së për Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qenë i lartë për shkak të përgjegjësisë individuale të deputetes së këtij subjekti politik.
“Këto tri vendime që u morën. Edhe 20 mijë euro për LDK-në m’u dok shumë e lartë. Është përgjegjësi individuale, por partia s’mundet me mbikëqyrë për shkak se janë në fushatë”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.
Tutje, Ejupi-Hajzeraj ka theksuar se kandidatët shpeshherë nuk janë të vetëdijësuar lidhur me rregullat e fushatës elektorale. /Gazeta10/