Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ejupi-Hajzeraj e ashpër me Shalën: Siguria po rrezikohet, ju boni hajgare me kufinjtë tanë!

Gazeta10
16 January 2025 - 22:00

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Pranvera Ejupi-Hajezajt dhe Krenar Shalës lidhur me sigurinë në Kosovë.

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po rrezikohet siguria kombëtare.

Teksa në debat me Shalën, ajo i ka thënë se vendi rrezikohet edhe më shumë kur persona të caktuar mendojnë se siguria në Kosovë do të ishte stabile pa NATO-n.

“Mos me qenë NATO-ja e dijmë qysh kishim fol. Për këtë arsye po rrezikohet siguria e Kosovës nga njerëz që mendojnë sikur ti. Tu ba hajgare me kufijtë tone”, ka thënë Ejupi-Hajzeraj.

Me një opinion të tillë nuk është pajtuar Shala.

“Kush po rrezikohet? A po e rrezikon Rusia dhe Serbia apo e rrezikon Kosova? Kush po e destabilizon Ballkanin?”, ka thënë Shala. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.