Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ai nuk e ka pi kafen pa ta pru ty nihere”, Gucati rrëfen një anë tjetër të Hashim Thaçit

Gazeta10
16 January 2025 - 22:35

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka dhënë detaje për kohën sa ka qenë i dënuar në Hagë.

Gucati ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi i ka dhënë kurajo gjatë gjithë kohës, teksa atë e ka përshkruar si “person që nuk iu ka dridhur qerpiku”.

“Kam marrë kurajo nga ai njeri. Hashim Thaçin kur s’e kam pa që e ka lu qerpikun”, ka thënë Gucati.

Tutje, Gucati ka thënë se Thaçi është njeri shumë i respektuar dhe se nuk ka pasur rast që ai në Hagë e ka pirë kafen pa të tjerët.

“Te ai njeri është e pamundshme të pi kafe para teje. Të jeni të bindur që ai njeri nuk ka pi kafe, pa ta pru kafen ty në tavolinë”, ka rrëfyer Gucati. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.