
Pas ndeshjeve me Kombëtaren, në kuadër të Ligës së Kombeve, futbollistët kuqezi janë rikthyer të luajnë me ekipet e tyre në kampionatet përkatëse, shkruan Gazeta10.
Nedim Bajrami arriti të shënoj një gol fantastic në humbjen e Empolit kundër Milanit.

Sulmuesi Giacomo Vrioni arriti të gjejë rrugën e golit me skuadrën amerikane New England Revolution.
Kjo ishte ndeshja ku sulmuesi 23-vjeçar u rikthye nga lëndimi.

Mbrojtësi Elseid Hysaj arriti të asistoj për skuadrën e tij Lazion në sfidën ndaj Spezias.

Armando Broja u paraqit për 15 minuta në fitoren e Chelseat kundër Crystal Palace.

Ndërkohë mesfushori Kristjan Asllani luajti për 77 minuta në humbjen e Interit kundër Romës me shifrat 1-2.

/Gazeta10/