Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kush e ekzekutoi urdhrin e Jugosllavisë për vrasjen e Jusuf Gërvallës?/ Haradinaj

Gazeta10
17 January 2025 - 18:49

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka rrëfyer momente nga veprimtaria kombëtare në vitin 1982 kundër sundimit jugosllav.

Haradinaj ka theksuar se asokohe ka pasur divergjenca në mes të grupeve shqiptare, por që ato ishin tejkaluar, çka sipas Haradinajt, ky fakt e kishte tmerruar Jugosllavinë e atëhershme.

“Kanë pas njerëzit fatkeqësisht pak divergjenca. Kanë pas pak edhe njëfarë xhelozie të vogël, kanë thane po i prijnë kombit, por kanë pasur edhe xhelozi. Këto grupet e vogla, mirëpo ajo që është me të gëzu është që fakti që kanë vendos me u bashku, çka e ka tmerru Jugosllavinë”, ka rrëfyer Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se Jusuf Gërvalla është vrarë nga Jugosllavia, për faktin e vetëm që Kosova të mos bëhej shtet siç është sot.

“Kur kam dal prej burgit unë, gati prej çdo komune e patëm gjet një që mundet me kanë vrasës i Isufit. Sa rëndësi ka kjo, shumë pak. Rëndësi ka, kush e dha urdhrin? Urdhrin e ka dhanë Jugosllavia”, ka sqaruar Haradinaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.