Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haradinaj për Thaçin e Veselin: I mashtruan për Gjykatën Speciale!

Gazeta10
17 January 2025 - 19:27

 Ish-nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke thënë se “kjo gjykatë ka ushtruar dhunë psikike ndaj të burgosurve”.

“Elementi kryesor është që ata ta bajnë një presion e dhunë psiqike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se ai në Hagë e ka mbrojtur luftë e pastër të UÇK-së.

“Unë i kam shpall luftë Hagës me metodën qysh është ba. Unë kam mbrojtë atë që Haga padrejtësisht e ka ba”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Për më tepër, Haradinaj ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë mashtruar për votimin e Gjykatës Speciale,  por ka theksuar se nga ky mashtrim nuk kanë shpëtuar as udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“I kanë mashtru. Ju kanë thane që po ngritni gjykatë për transplatim organesh dhe me atë aspekt do ta kisha votu edhe unë sot. Me këtë janë bo dy mashtrime. Mashtrimi i pare pare është kjo, mashtrimi i dytë është që e kanë mashtru LDK-në tu ju thane që do t’ia zgjidhim vrasjen politike”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.