Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor

Gazeta10
18 January 2025 - 11:02

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar zotimin e tij të katërt, i cili është për shëndetësinë.

Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë.

“Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. PDK131”, ka shkruar Hamza.

Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.