Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Besnik Tahiri: Jemi duke u qeverisur me njerëz të paditur, e kanë varfëruar secilin qytetarë

Gazeta10
19 January 2025 - 22:36

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka mbajtur një takim me qytetarët llapjanë.

Gjatë këtij takimi, AAK shpalosin programin e partisë për një Kosovë fituese, duke përfshirë edhe një Llap fitues.

“Të dashur llapjan, jemi bashkë për një fitore të madhe me 9 shkurt llapi I Zahir pajazitit që bashkë më bashkëkohësit e tij kryekomandantin legjendar, Adem Jashari, Shkëlzen e Luan Haradinaj dhe mijëra heronjë tjerë të gjallë të rënë për lirin tonë nuk duron fyerjen e vlerave çlirimtare të ushtrisë tonë çlirimitare. Llapi dhe llapjanët e Adem Demaçit e Ali Ajetit që nuk njohën frikën as në burg e as në liri nuk pranon regjimin që kufizion liritë tona”, u shpreh Tahiri.

Më tutje Tahiri tha se Llapi është zemërgjerë të jep mundësi po ashtu din të thotë stop kur dikush e tepron.

“Mashtruesit nuk kanë dyer për të trokitur nuk hapin rrugë sepse nuk dijnë të hecin përpara dijnë vetëm të mashtrojnë. Jemi duke u qeverisur me njerëz të paditur. Kjo qeveri e ka varfëruar secilin qytetar”.

Besnik Tahiri kandidon me numrin 10 për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.