
Paraqitjet nëpër fushata të kandidatit për kryeministrit nga Lëvizja Vetvendosje, Albin Kurti po komentohen në masë të gjerë nga publiku.
Sipas gazetarit, Fidan Rama, Kurti me paraqitjet e tij më shumë se sa një kandidat politik po tregohet humorist, raporton gazeta10.
Ai në “Adresa” tha se me batutat e tij ka filluar të i’u bëj konkurrencë grupit satirik “Stupcat”.
“Besoj që nga sot edhe këto ditë që po shohim nga Kurti me rima, me format se si po i kthen batutat në sulme ndaj opozitës, Stupcat kanë bë një konkurent të jashtëzakonshëm. Më shumë po i ngjan një humoristi se sa një kryeministri ose përfaqësuesi politik që do ta fitoj prap pushtetin”, tha ai. /Gazeta10/