
Donald Trump u betua për herë të dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai po kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas fitores bindëse në zgjedhje.
Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden mirëpritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan Donald Trump po e mban fjalimin e tij në ceremoninë e inaugurimit, pasi u betua.
Ai u zotua se do ta vë “Amerikën në vend të parë”.
“Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha Trump në fjalimin e tij inaugurues.
Trump tha se do t’i japë fund armatimit të Departamentit të Drejtësisë.
“Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet. Armatimi i egër, i dhunshëm dhe i padrejtë i Departamentit të Drejtësisë dhe qeverisë do të marrë fund”, tha Trump.