Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Latifi i AAK-së viziton zdrukthtarinë “Rilindi”, i falënderon për mikpritjen dhe për shembullin që japin me punën e tyre

Gazeta10
20 January 2025 - 18:42

Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Smajl Latifi ka vizituar sot një zdrukthtari në Fortesë.

Atje ai ka parë nga afër punën e kësaj kompanie duke i falenderuar për mikpritjen dhe për shembullin që japin me punën e tyre.

Postimi i plotë:
Gjatë vizitës sime sot në zdrukthtarinë “Rilindi” në Fortesë, pashë nga afër punën e vyeshme të Agron Fetoshit dhe ekipit të tij. Me makineri moderne dhe përkushtim, ky biznes prodhon dyer, shkallë dhe kuzhina cilësore, duke qenë të pranishëm jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë evropian.
E falënderoj Agronin dhe ekipin e tij për mikpritjen dhe për shembullin që japin me punën e tyre. Suksese të mëtejshme në punën tuaj fisnike!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.