
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për betimin e tij si President i 47-të.
Ajo theksoi gatishmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Trump, Zëvendëspresidentin JD Vance dhe administratën e tij për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të promovuar vlerat e përbashkëta të lirisë.
Osmani gjithashtu shprehu dëshirën për të adresuar sfidat e kohës dhe uroi suksese të mëdha në emër të popullit të Kosovës.