Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Strong man”, Gashi për fjalimin e Trumpit: Vizionar dhe i matur!

Gazeta10
20 January 2025 - 20:42

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar inaugurimin e presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Gashi ka thënë se Donald Trump do të bëjë ndryshime të mëdha në shoqërinë amerikane, duke thënë se do t’i rrëzojë elitat që e kanë humbur kontaktin me klasat e mesme.

“Ardhja e një njeri të fortë, strong man i cili ka me i rrëzu elitat që e kanë humbur kontaktin me atë që në Amerikë quhet klasa e mesme, sot e vërtetoi me fjalimin e tij”, ka thënë Gashi.

Për më tepër, Gashi ka vlerësuar se Trump në fjalimin e tij u tregua më i matur dhe vizionar.

“Ma vizionar, ma i matur dhe shpeshherë me fjali të cilat ngërthenin në vetevete respektim të rendit kushtetues dhe madhështisë amerikane”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, presidenti i sapobetuar i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do ta vendosë Amerikën në vend të parë.

Në fjalimin e parë pas betimit, Trump tha se “epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.