Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hoti: Shkëmbimi i territoreve nuk është shtruar asnjëherë në tavolinën e dialogut

Gazeta10
20 January 2025 - 22:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë nuk e kanë shtruar asnjëherë çështjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka thënë se LDK dhe AAK kanë qenë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.

“Progres në dialog ka pasur në kohën e qeverisjes Mustafa në arritjen e plotë marrëveshjeve për normalizim të të dy vendeve. Asnjëherë kurrë nuk është diskutu nga aleatët tanë çështja e shkëmbimeve territoriale”, ka thënë Hoti në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ish-kryeministri ka thënë se as në kohën e qeverisjes së tij nuk është diskutuar çështja e shkëmbimit të territoreve.

“Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë”, ka thënë Hoti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.