Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xani për paraqitjet e Kurtit: Ndoshta për të fituar 150/200 mijë vota por jo 500 mijë

Gazeta10
21 January 2025 - 0:30

Analisti politik, Visar Xani në emisionin e Kanal10, “Adresa” komentoi gjuhën e kandidatit të Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti në tubimet elektorale që ai po i mban nëper komuna të ndryshme.

Xani gjuhën dhe paraqitjen e tij fizike e krahasoi me atë të politikanit nga Shqipëria, Sali Berisha duke e quajtur mes tjerash edhe mentalitetit të viteve të 90-ta.

“Ndoshta për të fituar 150mijë vota, 200 mijë po por jo për të synuar 500 mijë vota me këtë gjuhë.  Nëse e krahasojmë, gjuha e tij sikur është imitim i Berishës të viteve të 90-ta, nuk jemi mësuar të shohim një gjuhë e ton të tillë”, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.