
Shqiptarja Violeta Vjollca Gashi e cila në moshën 12 vjeçare në kohën e luftës u larguar nga Kosova, po mahnit me punën e saj tregun e bukurisë në Francë.
Ajo tregon në detaje se si së pari ka përfunduar shkollën dhe njëkohësisht ka punuar për studio të tjera, raporton Gazeta10.
“Unë kam punuar si puntore gati dy vite, por pastaj e kam hapur sallonin tim në kufi me Gjenevën që 12 vite, rruga nuk e ka qenë e lehtë por me përkushtim dhe dashuri për punën kam arritur këtu ku jam”, tha ajo në Kanal10.
Vjollca gjithashtu tregoi se pasionin për punuar në studio bukuria e ka pasur në moshë shumë të vogël.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10