Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Driton Kuka me sytë nga Olimpiada 2028: Lojërat Olimpike vendi ku tregohen vlerat e shtetit në sport

Gazeta10
21 January 2025 - 12:45

Driton Kuka është pa dyshim trajneri më i mirë që e ka pasur ndonjëherë Kosova, por edhe shqiptaria në përgjithësi.


Trajneri i xhudos i numëron pesë medalje olimpike me garueset e tij, të cilat i fitoi në tri olimpiada, në aq sa mori pjesë Kosova që nga pranimi ndërkombëtarisht.

E tashti, në mendjen e trajnerit pejan janë medaljet tjera olimpike, duke nisur nga olimpiada e ardhshme, e cila do të mbahet në vitin 2028 në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai siguron se gjeneratat e reja po rriten e po kaliten, duke garantuar se xhudoja ka të ardhme të ndritshme.

Gjithashtu, thotë se Lojërat Olimpike janë vendi ku tregohen vlerat e shtetit në sport.

Distria Krasniqi i ka fituar dy medalje olimpike, një të artë dhe një të argjendtë, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova e kanë fituar nga një të artë, kurse Laura Fazliu e ka fituar të bronztën.

Xhudoja është sporti më i suksesshëm në historinë e Kosovës dhe në çdo Olimpiadë shpresat dhe pritshmëritë më të mëdha për medalje janë pikërisht nga strategu dhe mjeshtri Driton Kuka përmes garuesve të tij.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.