Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri Kurti nuk shkoi në ceremonitë përkujtimore të presidentit Rugova

Gazeta10
21 January 2025 - 14:23

Kryeministri Albin Kurti, këtë vit ka munguar në ceremonitë përkujtimore dedikuar presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, një figurë simbolike unitetit kombëtar.

Mungesa e tij në ceremonitë përkujtimore të organizuara për sot, ishte e vërejtshme për dallim nga pjesëmarrja e tij në vitet e kaluara.

Vitin e kaluar, kryeministri Kurti, pati bërë homazhe tek varri i ish-presidentit, ndërsa në një fjalë rasti të tij, ai shprehej se Rugovën e kujtojnë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjen së Kosovës.

Nga ngjarjet të cilat ka ndjekur Klan Kosova, ai nuk u pa në asnjërën prej organizimeve të sotme dedikuar presidentit i cili u nda nga jeta në vitin 2006./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.