Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet njëri nga të dyshuarit e grabitjes së institucionit mikrofinanciar në Prishtinë

Gazeta10
21 January 2025 - 14:56

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për rastin e grabitjes së një institucioni mikrofinanciar gjatë ditës në rrugën “Enver Maloku”në Prishtinë.

Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Reagimi i shpejtë i zyrtarëve nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka rezultuar me arrestimin e njërit prej personave të dyshuar vetëm pak minuta pas raportimit të rastit”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, i dyshuar aktualisht po intervistohet, përderisa hetuesit janë në kërkim të personit të dytë, të cilin tashmë e kanë identifikuar.

Personat e njëjtë dyshohet të jenë të përfshirë edhe në grabitjen e armatosur që ndodhi ditë më parë në rrugën “Agim Ramadani”në Prishtinë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.