Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Ramush Haradinaj liston 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Gazeta10
21 January 2025 - 19:15

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka treguar se cilat janë 10 prioritetet e tij nëse ai arrin të bëhet kryeministër.

Ai ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen ekonomike deri në 7 për qind, 1 miliard euro për bizneset e reja dhe ato prodhuese- eksportuese.

Këto janë 10 prioritetet e Haradinajt:

Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
Rritje ekonomike deri në 7%.
1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
1500 MË energji e prodhuar në Kosovë.
Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.