Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Spahiu: Abdixhiku po e bën fushatën më të mirë, Kurti me fjalime dhe show po dikton

Gazeta10
21 January 2025 - 20:21

Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar fushatën zgjedhore të partive të ndryshme politike, kur edhe Kosova ndodhet në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Spahiu ka thënë se Kurti po e tërheq vëmendjen e qytetarëve me fushatën që po bën, por që ka theksuar se Abdixhiku po merr një elektorat të lartë.

“Fushatën më të mirë po e bën Abdixhiku. Kurti me fjalime, me show me atë që po merren me të, ai po dikton në një mënyrë, pasi po merren me fushatën e tij më mirë”, ka thënë Spahiu.

Sipas Spahiut, Kurti e ka nënçmuar Abdixhikun, prandaj siç tha ai, kjo ka bërë që Kurti të zhvillojë fushatën në këtë mënyrë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.