
Analisti politik, Halil Matoshi ka deklaruar se ka vërejtur një gjuhë jo të ashpër në mes të dy partive në vend, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Po bjen në sy që PDK me VV-në nuk po ngucen. Nuk ka gjujtje të ndërsjellta. Kurti është gjobit nga PZAP për gjuhën e papranueshme”, ka thënë Matoshi.
Përkundër vendimit të PZAP-së, Matoshi ka thënë se Kurti po e vazhdon me fjalorin si “shpartallimi i opozitës”, çka sipas tij, kjo është një gjuhë e papranueshme.
Ndryshe, partite politike në vend janë mobilizuar për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt. /Gazeta10/