Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Bjermi 500 mijë vota”, Rama për Kurtin: Po flet me një fjalor të rrezikshëm dhe arrogant

Gazeta10
21 January 2025 - 20:43

Komentatori politik, Fidan Rama ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti që nga dita e parë e fushatës është munduar që të krijojë një tension në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare.

Por megjithatë, Rama ka thënë se Kurti këtë qëllim nuk e ka arritur, ngaqë opozita e ka injoruar tërësisht këtë të fundit.

“Përpjekja e tij e vazhdueshme është që me kriju një tension në mes të bllokut opozitar dhe tij në mesin e kësaj fushate, me fjalor arrogant dhe të rrezikshëm, i cili flet për pensionim të opozitës”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se PDK, LDK  dhe AAK janë koncentruar tërësisht në pjesën programore dhe jo në bërtima e piskama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.