Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Po keqpërdoret”, Matoshi-Kryeziut: Flamuri i Shqipërisë sillet nëpër “dardha të egra”

Gazeta10
21 January 2025 - 21:27

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të analistit politik, Halil Matoshit dhe udhëheqësit të Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziut lidhur me simbolet shtetërore në tubime elektorale.

Matoshi ka thënë se flamuri i Kosovës duhet të vendoset në fushatë zgjedhore dhe jo siç po vepron Lëvizja Vetëvendosje, duke e vendosur flamurin shqiptar.

Sipas Matoshit, flamuri i Shqipërisë është flamur ceremonial i shqiptarëve.

“Shko z.Kryeziu tek preambula dhe lexoj ligjet ren. Çështja e flamurit është që flamuri i Shqipnisë është flamur ceremonial i shqiptarëve”, ka thënë Matoshi.

Me një mendim të tillë nuk është pajtuar Kryeziu.

“Jo i Shqipërisë, i shqiptarëve”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, Matoshi ka thënë se Shqipëria nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e flamurit të saj.

“Ky është gabimi i Shqipërisë në fakt sepse po lejon me u keqpërdor flamuri i saj shtetëror. Unë e shoh flamurin e Shqipërisë nëpër dardha egra nëpër arat e Kosovës”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.