
Tahir Rexhepi nga komuna e Gjilanit por që nga viti 2008 vepron dhe punon në Gjermani, ka vlerësuar shumë lartë punën dhe përkushtimin e kandidatit për deputet nga rradhët e PDK-së, Isak Neziri.
Isak Neziri u listua si një humanist e një njeri me zemër të madhë, prandaj sipas Rexhepit, ai duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta10.
“Kur folet për Isak Nezirin pak minuta është e vështirë, duhet të merret shumë kohë, është një humanist i madh dhe një njeri shumë i suksesshëm për këto tri dekada që ai jeton dhe vepron këtu, ka krijuar një kompani shumë të fuqishme ta krijojë këtu, Isak Neziri është një njeri që i duhet Kosovës, i duhet qytetarëve të Repulikës së Kosovës, dhe i duhet mërgatës prandaj ai duhet të na përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në postim./Gazeta10