Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Përplasen ashpër Basha dhe Gjini: Nuk e ki lehtë me mbrojtë Pal Lekaj

Gazeta10
22 January 2025 - 21:14

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të deputetit të VV-së, Dimal Bashës dhe kandidatit për deputet të AAK-së, Labinot Gjinit lidhur me çështjen e korrupsionit.

Basha ia ka rikujtuar Gjinit rastin e 53-milionishët, sipas të cilit, Pal Lekaj ishte dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.

“Nuk e ki lehtë. Ti kur po del po thu jo Pal Lekaj që i ka ba dam republikës, por po thu na i ka pshtu 800 milionë euro. Qajo gjykatë ia ka dhanë tri vjet e tetë muaj”, ka thënë Basha.

Por megjithatë ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Gjini.

“Të gjitha këto që janë thane nga VV, vetëm fakte nuk kam pa”, ka thënë Gjini. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.