
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të deputetit të VV-së, Dimal Bashës dhe kandidatit për deputet të AAK-së, Labinot Gjinit lidhur me çështjen e korrupsionit.
Gjini ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurtit është duke e mbrojtur korrupsionin dhe nepotizmin, teksa ka theksuar se shumë afera korruptive kanë ndodhur në qeverisjen e tij.
“Shembullin e vetëm që e ka dhanë z.Kurti është që e ka mbrojtë korrupsionin dhe nepotizmin dhe çdo njeri të vetin që është përfshi në krim dhe korrupsion. Këto janë fake edhe për energjetikën, njeri është tu e vujtë dënimin me burgim”, ka thënë Gjini.
Nga ana tjetër, Basha ia ka rikujtuar Gjinit rastin e 53-milionishët, sipas të cilit, Pal Lekaj i AAK-së ishte dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.
“Nuk e ki leht. Ti kur po del po thu jo Pal Lekaj që i ka ba dam republikës, por po thu na i ka pshtu 800 milionë euro. Qajo gjykatë ia ka dhanë tri vjet e tetë muaj”, ka thënë Basha. /Gazeta10/