Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Përplasen ashpër për korrupsionin Gjini dhe Basha, përmenden Kurti dhe Haradinaj

Gazeta10
22 January 2025 - 21:41

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të deputetit të VV-së, Dimal Bashës dhe kandidatit për deputet të AAK-së, Labinot Gjinit për çështjen e korrusionit, ku janë përmendur Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

Gjini ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurtit është duke e mbrojtur korrupsionin dhe nepotizmin, teksa ka theksuar se shumë afera korruptive kanë ndodhur në qeverisjen e tij.

“Shembullin e vetëm që e ka dhanë z.Kurti është që e ka mbrojtë korrupsionin dhe nepotizmin dhe çdo njeri të vetin që është përfshi në krim dhe korrupsion. Këto janë fake edhe për energjetikën, njeri është tu e vujtë dënimin me burgim”, ka thënë Gjini.

Nga ana tjetër, Basha ka thënë se Ramush Haradinaj ka kulla e vila të shumta.

“I dina vilat e kullat që i ka Ramushi”, ka thënë Basha.

“Kjo është shpifje. Në ato kulla i ka vllazninë e varrostë”, ka thënë Gjini.

“Mos e lidh UÇK-në. Në emër të uniformës s’ban me justifiku hajninë me kravatë”, ka thënë Basha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.