Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Kaçiku – Amelika”, Çollaku: Kur është në pyetje Amerika, ne jemi të vegjël

Gazeta10
22 January 2025 - 22:25

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Adrian Çollaku ka komentuar reagimin e të dërguarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenellit ndaj deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për administratat e kaluara.

Çollaku ka thënë se administrata Trump tashmë ndjek një politikë tjetër, çka sipas tij, ata nuk kanë kohë të dëgjojnë “teket” e liderëve kosovarë.

“Kem pa përplasje mes Grenellit dhe z.Kurtit dhe Vetëvendosjes. Duhet pasur parasysh që Trump ka një tjetër politikë. Nuk kanë kohë që të na presin neve dhe teket tona”, ka thënë Çollaku.

Ai ka thënë me ironi se Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjë deklarime e kritika në facebook, por jo edhe në twitter.

“Kur është në pyetje Amerika ne jemi shumë të vegjël. Kaçiku jonë, Amelika, Amelika”, ka thënë ai me ironi.

Ndryshe, Grenell në një postim në platformën X ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër vjetëve në pushtet e ka lavdëruar presidentin Biden, drejtues të saj kanë marrë pjesë në Konventa dhe takime të tij. Ai ka pyetur se përse asnjëherë më parë nuk janë ankuar. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.