Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shala për administratën Trump: Veç 4 vjet i ka, s’di a i vjen rendi Kosovës

Gazeta10
22 January 2025 - 22:33

Analisti politik, Krenar Shala ka komentuar mesazhin e të dërguarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenellit ndaj deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për administratat e kaluara.

Shala ka thënë se aleatët mund të kenë mospajtime.

Ai ka theksuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të mundohet të krijojë probleme në Kosovë, që të tërheqë vëmendjen e Grenellit me qëllim që ai të merret me çështjen e Kosovës.

“Qekjo administratë nuk ka me nejtë tanë jetën në pushtet, veç katër vjet i ka. Me milionë sfida globale i ka, katër vjet shkojnë sa ora”, ka thënë Shala.

Ndryshe, Grenell në një postim në platformën X ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër vjetëve në pushtet e ka lavdëruar presidentin Biden, drejtues të saj kanë marrë pjesë në Konventa dhe takime të tij. Ai ka pyetur se përse asnjëherë më parë nuk janë ankuar. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.