
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka deklaruar se vetëm kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku mund ta kthejë Kosovën në rrugën e duhur.
Sipas Aliut, shpresa e fundit për Kosovën, e cila ndodhet në “qorrsokak” është Lumir Abdixhiku.
“Unë e shoh si shpresë e fundit për me u kthy Kosova në drejtimin e duhur, për t’u kthyer drejt integrimit euroatlantik, BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Aliu-Hertica.
I pyetur për kohën sa ka punuar bashkë me Abdixhikun në Riinvest, ai ka thënë se kreu i partisë ka qenë efikas dhe produktiv në projekte të atëhershme, por që tash ka theksuar se e ka barrën e të gjithë Kosovës.
“Në kohën e Riinvestit, Lumiri ka qenë i fokusum vetëm në projektet që i kemi pasur, por jashtëzakonisht efikas dhe produktiv. Mirëpo tash e ka barren e krejt Kosovës”, ka thënë ai. /Gazeta10/