Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Aliu i bindur në fitoren e LDK-së: Tubimet plot, nuk ka sallë që po na nxen!

Gazeta10
25 January 2025 - 20:08

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka thënë se partia e tij po merr një përkrahje të madhe të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka theksuar se këtë e dëshmojnë edhe tubimet e mëdha elektorale të LDK-së.

Tubimet tona kanë dalë jashtë kontrollit, nuk ka sallë që po na nxen. Është emocion i papërshkruar”, ka thënë Aliu-Hertica.

Tutje, Aliu ka theksuar se rezultati më 9 shkurt do ta shpërfaqë LDK-në si fituese të zgjedhjeve.

“Populli ka vendos që me votu LDK-në dhe me datën 9 shkurt përfundimisht do ta kthejë vendin në rrugën e duhur”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.