
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Fadil Aliu-Hertica ka akuzuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtit se kanë shumë afera korruptive.
Aliu-Hertica ka thënë se korrupsionin e qeverisë Kurti e dëshmojnë kontratat njëburimore në vlerë prej 280 milionë euro.
“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime megalomane që do ta luftojë korrupsionin, por në fakt kemi numrin më të lartë të kontratave njëburimore në historinë e Kosovës, me mbi 2170 kontrata njëburimore”, ka thënë Aliu.
I pyetur për veriun, Aliu-Hertica ka thënë se qasja e Qeverisë së Kosovës në atë pjesë e ka sjellë Kosovën në izolim dhe sanksione.
“Mbi 500 milionë euro në vit kemi dëme nga izolimi”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/